E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet ne nevoje kerkojne ndihme ne qendren sociale

Nje numer jo i vogel familjesh kerkojne cdo dite ndihmen e mjekeve dhe sociologeve ne nje qender te specializuar ne Tirane per te tejkaluar demet e dhunes varferise dhe rrethana te veshtira ku gjenden femijet e tyre ne mjedise shtepiake. Femijet jane ata qe vuajne me shume pasojat e halleve te prinderve dhe te gjithe jane vene ne kerkim te nje strehe te qete. Kjo eshte nje qender ditore per keto femijet pak me te vonuar. I leme femijet nga ora 9 deri ne oren 13. Mesojne dhe kane aktivitete. Kur eshte kohe e mire i nxjerrin edhe per aktivitete fizike. Mesojne te shkruajne numrat shkronjat recitojne vjersha perralla. Ka edhe lodra brenda dhe luajne - thote Silva nje nene e re qe sjell dy vajzat e saj ne kete qender.

Punonjeset e Qendres Sociale per Familjet dhe Femijet ne Nevoje trajtojne mbi 250 raste te reja ne vit qe vijne nga cdo zone e kryeqytetit krahas qindra rasteve te mbartura nga periudha te meparshme. Familjet jane nga me te ndryshmet sepse edhe problemet jane nga me te ndryshmet. Pjesa me e madhe kane probleme ekonomike te medha. Por ketu vijne edhe raste thjesht per te marre nje trajtim psikologjik nje keshille ligjore ose nje keshille mjekesore - thote Orinda punonjese sociale.

Kjo qender e ngritur me pare nga shoqata dhe donatore vendas e te huaj tani administrohet nga bashkia e Tiranes. Aty trajtohen me terapi grupi dhe terapi individuale dhjetera femije me probleme shendetesore kulturale dhe ekonomike. Drejtuesja e Qendres Donika Maqi mjeke pediatre zhvillimi thote se krahas grupeve parashkollore kete vit eshte ngritur per here te pare edhe nje grup terapie me femije te klasave te para qe sapo kane hyre ne shkolle. Ne kemi nisur edhe grupin e dyte mbeshtetes qe perbehet nga femije qe kane filluar vitin e pare shkollor dhe qe kane veshtiresi mesimore te adaptimit dhe pervetesimit te informacionit shkollor. Me kete grup punohet ne grupe me te vogla sipas grup-moshes se zhvillimit te tyre dhe nevojave te vecanta. Grupet me terapi edukuese jane me 15 femije nga 3 deri ne 6 vjec me moshe biologjike te cilet pastaj ndahen edhe sipas moshes se zhvillimit mendor - thote zonja Naqi drejtore e Qendres Sociale per Familjet dhe Femijet ne Nevoje.

Ne shumicen e rasteve jane minibashkite e Tiranes qe i rekomandojne qendres sociale familjet me problematike por referencat vijne nga te gjitha burimet. Pothuajse cdo dite aty diskutohen raste te reja ose shqyrtohet ecuria e rasteve te meparshme disa prej te cilave trajtohen per disa vite. Ekipi shumeplanesh me psikologe punonjes sociale mjeke dhe edukatore zhvillimi has cdo dite veshtiresi te paparashikuara por problemi me i madh qe ndeshet eshte mendesia per te mos folur hapur per shqetesimet. Hasim veshtiresi me mentalitetin e shoqerise ku jetojme. Individi e ka te veshtire qe te flase per probleme personale dhe probleme qe ne traditen tone mbahen brenda mureve te familjes e te shtepise. Po perpiqemi ti ndihmojme duke krijuar nje mjedis te ngrohte te hapur me komunikimin tone per ti bere ata me te lirshem ne shpjegimin e veshtiresive sepse vetem keshtu mund ti kalojne ato - thote Alketa punonjese sociale.

Qendra Sociale per Familjet dhe Femijet ne Nevoje ka nisur edhe trajnime me punonjeset e kopshteve per problemet me te miturit sic eshte aktualisht edhe autizmi. Punonjeset sociale pohojne se nje ndihme e madhe ne punen e tyre jane prinderit me histori te suksesshme qe mbeshtesin permiresimin e rasteve te reja. Bashkia e Tiranes ka bere te ditur se shume shpejt do te hape edhe nje duzine qendrash te tjera sociale te tilla sepse edhe nevojat e kryeqytetit me afro 800 mije banore jane perhere e me te medha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›