Seria A, Çezena shkarkon Xhampaolon Udineze nuk dorëzohet
ITALI- Udineze ka rimarrë vendin e dytë në Serinë A, pas fitores 1-0 ndaj Palermos në Friuli. Një gol i Antonio Di Natales në minutën e 38-të të pjesës së parë ka vendosur këtë sfidë, që ka zgjatur rekordin negativ të palermitanëve. Ata nuk kanë shënuar asnjë gol në transfertë në ndeshjet e këtij sezoni, duke treguar se janë një ekip fushe dhe se me largimin e Pastores kanë humbur jo pak.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot spikat fitorja minimale 1-0 e Fiorentinës ndaj Xhenoas, në një ndeshje që ka shpëtuar pankinën e Mihajloviç. Goli i vetëm i këtij takimi mban firmën e Lazarit në fundin e pjesës së parë. Në të dytë, miqtë kanë treguar më shumë agresivitet, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit. Ndërkaq, tjetër fitore për Parmën, që mundi 2-0 në shtëpi Çezenën. Golat e Paletës dhe të Lukarelit bënë që presidenti i Çezenës të shkarkonte trajnerin Xhampaolo, që përpos blerjeve të shumta, duket se nuk ka ditur t’i japë asgjë skuadrës. Fitore edhe për Bolonjën, që mundi 3-1 Atalantën në “Dall’Ara”.
Edhe pse e panë veten në disavantazh pas golit të Denis, vendasit reaguan shumë mirë, duke marrë fitoren e parë në fushën e tyre për këtë sezon. Ndërkohë, një shans i humbur për Leçen, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Novarës. Vendasit kaluan të parët në avantazh, por skuadra e Samir Ujkanit ka dhuruar një futboll shumë të bukur, duke e merituar barazimin. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për të fituar, por nuk arritën t’i shfrytëzonin ato.
SERIA A
Katania-Napoli 2-1
Roma-Milan 2-3
Inter-Juve 1-2
Sot
Siena-Kievo 4-1
Bolonja-Atalanta 3-1
Leçe-Novara 1-1
Fiore-Xhenoa 1-0
Udineze-Palermo 1-0
Parma-Çezena 2-0
Kaljari-Lacio
RENDITJA
Juventus 19
Udineze 18
Milan 17
Lacio 15
Napoli 14
Katania 14
Kaljari 13
Bolonja 13
Siena 13
Fiorentina 12
Xhenoa 12
Parma 12
Roma 11
Palermo 10
Kievo 9
Atalanta 9
Inter 8
Novara 7
Leçe 5
Çezena 3
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)