E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është i arratisuri nga burgu i Shënkollit, vuan nga probleme të shëndetit mendor

Ky është Daut Laze i arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë gjatë orëve të para të mëngjesiti. Laze ishte i dënuar për dhunë në familje dhe mbahej nën mjekim të detyrueshëm për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim për të zbuluar nëse i dënuari është ndihmuar nga persona të tjerë gjatë arratisjes. Burgu i Shënkollit është një institucion ku mbahen të dënuar dhe të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›