E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi, një tjetër Dollap vë gjoba mbi qytetarët

Dhjetëra qytetarë të Tiranës po ankohen se punonjës të Ujësjellësit, po u hyjnë me forcë në shtëpi për të kontrolluar rrjetin e ujësjellësit dhe i detyrojnë ata të blejnë matës uji të rinj, të cilët duhet t’i paguajnë vet.

Në zonën e ish Bllokut dhe “Tiranës së Re”, ky fenomen po bëhet shqetësues. Punonjësit e  ujësjellësit  sillen si grup i gatshëm policor dhe hyjnë në shtëpi qytetarësh pa i pyetur ata. Kush kundërshton i pritet uji  dhe duhet të paguajë matësin e ri, për të cilin nuk ka asnjë detyrim, pasi nuk përfshihet në kontratën e tij me kompaninë.

Matësit e rinj  i janë shitur kompanisë së ujesjellës-kanalizimeve nga një biznesmen afër Berishës dhe tani po u shiten me dhunë qytetarëve. Kësaj situate i shtohen dhe faturimet afrofe, që shkojnë deri në 1 milion lek të vjetra në disa raste.

Drejtori i ri i ndërmarrjes së Ujsjellës-Kanalizimeve është Sahit Dollapi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›