E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Duam dritë, dritë!

Share

Gazeta e njohur amerikane Los Angelos Times ka përzgjedhur tek rubrika e saj e foto-lajmeve këtë imazh të Shqipërisë së shekullit 21. Foto e realizuar nga Armando Babani është shkrepur në Shtuf, komuna Ana e Malit në Shkodër. Vuajtjet për drita vazhdojnë edhe këto ditë në Shqipëri. Në fshatin në fjalë është vjedhur transformatori dhe prej ditësh ata janë pa drita. Vjedhja e transformatorëve dhe kabllove të korrentit është kthyer në një epidemi. Dy ditë më parë një banor në Fushë- Krujë vrau një person që po tentonte ti vidhte kabllot elektrikë. Ndërkohë edhe mungesat e energjisë janë bërë shoqëruese të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›