FOTO LAJM/ Gruaja holandeze e Bashës angazhohet me të shoqin shqiptar në fushatë
Ajo është holandeze me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Aurela Isufin, të shoqen e kryebashkiakut Lulzim Basha.
Më 8 maj të vitit 2011, Basha shkoi vetëm për të hedhur votën në kuti, për shkak se e shoqja e tij nuk është më shqiptare.
Që kur Basha rrëmbeu postin e kryebashkiakut, Aurela është parë rrallë në krah të Bashës.
Por kësaj herë gruas holandeze të Bashës ka nisur ti pëlqejë Shqipëria.
Ajo është shfaqur në krah të Lulzim Bashës në fushatën elektorale, ku Basha është angazhuar plotësisht.
Ajo ishte e pranishme përkrah Bashës në një inaugurim të një rikonstruksioni në një lagje të Tiranës./ep


