Rama në Euronews: Dua të shoh Shqipërinë në BE brenda 10 vitesh
Dua ta shoh Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda 10 vitesh. Kjo ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive.
Kryeministri i ri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv Euronews, e cila pritet të transmetohet e plotë të mërkurën.
Rama deklaroi se integrimi i Shqipërisë në union është prioritet kyç i mazhorancës së re qeverisëse.
Intervista është dhënë pas takimeve që Rama pati në Bruksel me zyrtarët e BE.
Në takimet me Ramën, presidenti i BE-së Van Rompuy dhe presidenti i KE-së, Barroso, shprehën mbështetjen për qeverinë e re, duke kërkuar konsolidimin e progresit në reformat kyçe, në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë sa më shpejt statusin kandidat.
Barroso dhe Van Rompuy theksuan se statusi për Shqipërinë është gjithnjë e më afër, ndoshta brenda këtij viti./lajmifundit.al