FOTO LAJM: Ka 30 vite që e pret këtë ditë
Në maj të vitit 2010, Sali Berisha doli përpara deputetëve të tij me një kompjuter iPad në dorë. Ky është kompjuteri që kam pritur prej 30 vitesh, u tha Berisha.
Ndërkohë që flet çdo ditë për Shqipërinë dixhitale, dje shqiptarët e kuptuan se kanë vërtet një kryeministër dixhital. Në seancë, ndërkohë që po votohej për presidentin e ri, Berisha lundronte në internet në iPad-in e tij. Mesa duket lexonte lajmet për krizën në Spanjë tek agjencia Reuters. Më pas hidhej tek Blackberry dhe këmbente mesazhe.
Në mesazhin që Berisha i dërgonte kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, lexohej: Zoti Vangjel, të përgëzoj për aktin e sotëm politik dhe qytetar. Ky mesazh i shkon Dules pasi ai mori pjesë në votim.
Më pas Berisha nis të këmbejë mesazhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Shekulli ka fiksuar momentin kur kreu i PDIU i shkruan Berishës: OK. Hallall e Allahu qoftë me ne. Mos më harro matjanin (për humor).
Ka 30 vjet që e pret këtë ditë!



