E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elisa Spiropali zgjidhet në krye të FRESSH

Share

Elisa Spiropali është zgjedhur në krye të FRESSH. Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali ishin 6 garuesit, të cilët përballën mes tyre platformat për kryesimin e të rinjve socialistë në turin njëmujor në 36 rrethe të vendit.

Gjatë debateve në këtë tur garuesit e vlerësuan FRESSH një armë të fortë për zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkuan mbështetje nëpërmjet premtimeve konkrete që lidhen me problemet kryesore të rinisë sot, nga punësimi tek arsimimi.

Spiropali është zgjedhur fituese pas një garë të ashpër dhe ka mundur të triumfojë me një rezultat të ngushtë përballë Maria Myridinas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›