E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 21 vjeç, Rama: Periudhë sfidash, ta integrojmë Shqipërinë në BE

Të integrojmë Shqipërinë në BE si u integrua në NATO. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga kreu i PS-së, Edi Rama, në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 21 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ku merrnin pjesë përfaqësues së lartë të kësaj force politike por edhe përfaqësues të ndryshëm të jetës së vendit, mes tyre edhe ambasadorë.

Rama duke e konsideruar PS forcën politike më të madhe në vend, shtoi se udhëheqja e kësaj partie gjendet në një periudhë sfidash. Numri një i selisë rozë nuk ka lënë pa përshëndetur edhe gjashtë kandidatët që garuan për FRESSH.

Por e reja e këtij 21 vjetori ishte se në ndryshim nga jë vit më parë duket se Edi Rama ia ka mohuar ftesën për të qenë i pranishëm liderit historik dhe themeluesit të së majtës, Fatos Nano, që sipas të gjitha gjasave kjo për shkak të luftës së hapur mes tyre për cështjen e Presidentit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›