E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Ky është tempulli i dijes sipas Sali Berishës

Kandidati i PS në qarkun e Beratit, Artan Lame, ka shpërndarë në faqen e vet në Facebook 2 fotografi, në të cilat shquhet kandidati i PD-së, Astrit Veliaj, duke bërë fushatë elektorale në ambientet e universitetit të tij.

Shkruan Lame: Ky zotëria që shikoni duke folur është Astrit Veliaj, kandidat i PD-së në Berat. Këtu është duke zhvilluar sot një takim elektoral në ambientet e Universitetit të Beratit (shkelje flagrante e ligjit). Është duke ju folur maturantëve të 3 gjimnazeve të qytetit: Shqyqyri Lakra, Babë Dudë Karbunara dhe Kristaq Capo. Edhe kjo shkelje flagrante e ligjit. Gjimnazistët u hoqën nga mësimi dhe në mënyrë të organizuar u çuan të dëgjojnë broçkullat e Astritit, nga vetë drejtorët e gjimnazeve, përkatësisht: Stavri Zhara, Fitore Sulejmani dhe Vasil Cinari. Edhe kjo një tjetër përdhosje e shkollës. Ju prindër që e keni dërguar djalin apo vajzën në shkollë, tani shihni që të përfundojë në duart e një aventurieri.

Më tej Lame u bën një thirrje miqve të vet: Shpërndajeni në sa me shumë adresa këtë informacion, jo për hatrin tim, por për të shpëtuar shoqet dhe shokët tuaj nga thonjtë e injorantëve me pushtet.

universitet

universitet 1

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›