Lefter Koka: Kryeministrin e propozon forca e parë politike në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, në një intervistë për gazetën Panorama thotë se nuk ka një marrëveshje mes PS dhe LSI për kryeministrin.
Koka thotë se një gjë e tillë është e përcaktuar me ligj.
Në mënyrë logjike, kushtetuese dhe morale, forca e parë politike brenda koalicionit ka të drejtën të propozojë dhe të ketë kryeministrin, tha Koka, duke shtuar se nëse LSI del forcë e parë, atëherë Meta do jetë kryeministër.
Koka tha se ata pretendojnë mbi 15 mandate në këto zgjedhje, ndërsa shtoi se Agron Duka nuk i dëmton votat e tyre.
Duke komentuar një deklaratë të tijën se të larguarit nga e majta do rikthehen pas zgjedhjeve, Koka thotë se ajo është keqinterpretuar. Ai tha se beson se vota e Arben Malajt nuk do jetë kundër koalicionit të majtë./ep