FOTO LAJM: Lazot janë të armatosur më së miri
Policia e Gjirokastrës ka shpërndarë një foto për të ilustruar njoftimin për arrestimin e një personi nga Lazarati, të cilit i është gjetur një pistoletë. Por në foto duket se edhe diçka tjetër, pranë pistoletës. Duket qartë se lazot janë të armatosur mirë në çdo drejtim.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për kontrollin e automjeteve dhe shtetasve, me qëllim goditjen e çdo personi që ushtron veprimtari kriminale në fushën e narko -trafiqeve, më datën 18.06.2012, rreth orës 11.00, forcat e policisë që kryejnë shërbim në pikën e kontrollit në Kordhocë gjatë kontrollit të ushtuar ndaj shtetasit Proko R. i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Lazarat, i cili drejtonte një automjet tip Benz i është gjetur në makinë një armë zjarri pistoletë tip TT, së bashku me një karikatorë me fishekë, thuhet në njoftimin e policisë.