E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 35-vjeçari, abuzonte seksualisht me të mitur

Arrestim, foto arkiv

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi, ishte shpallur në kërkim për abuzim seksual me të mitur.

Mësohet se ndaj 35-vjeçari, Besnik Osmani, akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur të moshës 14-18 vjeç.

Sipas policisë thuhet se në fillim të muajit qershor Osmani ishte shpallur në kërkim pas denoncimeve të bëra ndaj tij për abuzime seksuale.

Sipas policisë 35-vjeçari, Osmani ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur pa dëshirën e tyre dhe ka përdhunuar edhe disa vajza në moshë të re. /M.B/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›