E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Aksidenti i delegatëve të AK, për faj të autobusit të vjetër dhe shoferit

Share

Prokuroria e Elbasanit ka dalë me një version zyrtar për aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në Kërrabë, të aktivistëve të Aleancës KuqeZi. Sipas prokurorisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e amortizimit të autobusit dhe fajit të shoferit, që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Prokurori i rrethit te Elbasanit Elvin Gokaj thotë, se pas ekspertimit te gjendjes teknike te autobusit, rezultoi se kishte probleme ne sistemin e frenimit, ndërsa pohon se autobusi nuk është goditur nga një Fuoristrade, siç deklaruan dëshmitarët e aksidentit dhe shoferi i autobusit.

Aksidenti i autobusit me delegate te Aleancës Kuq e Zi është shkaktuar nga amortizimi i mjetit dhe shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor nga shoferi Mithat Biçaku, thuhet në konkluzionet e prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›