E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Mësuesit nga Tirana nisen për ekskursion, përfundojnë në miting në Tropojë te gjyshi me dopio antiplumb

Kryeministri Sali Berisha ishte në vendlindjen e tij në Tropojë, për një miting elektoral, katër vite pas mitingut të fundit, të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Nuk ka ndodhur ndryshe as kësaj here. Berisha, që një ditë më parë u shfaq me bluzë me krahë të shkurtër, kësaj here ishte i blinduar me dopio antiplumb.

Forca të shumta sigurie kanë blinduar Tropojën që një natë përpara mbërritjes së kryeministrit. Siç mund të shihet nga fotot, Berisha ruhej nga një ushtri truprojash, që nuk e linin askund të ishte në kontakt me njerëzit.

Më pas Berisha ishte në Krumë të Hasit, ku banorët kanë qenë më shumë të zemëruar me faktin se rruga për në Kukës u ka mbetur pa rregulluar. Entuziazmi si në Tropojë, ashtu edhe në Has ka qenë i vakët.

Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama, ka denoncuar faktin se në sheshin e Bajram Currit ka pasur mësues nga Tirana, që janë nisur për ekskursion dhe kanë përfunduar në miting.

As sheshin e vendlindjes smbush dot lumëmadhi katragjysh, po janë marrë mësuesit e Tiranës për ekskursion e kanë përfunduar në mitingun e të lodhurit! shkruan Rama në Twitter./ep

berisha ne tropoje

berisha ne tropoje 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›