FOTO LAJM/ Not i të gjitha stileve, tani jam gati për betejat e fuqishme që na presin
Kryeministri në largim, Sali Berisha, rekordin e tij të vendosur në not, e ka shoqëruar edhe me disa foto në Facebook. Dhe, i komenton ato duke thënë se ka bërë not të të gjitha stileve, ndërsa tani e presin beteja të reja dhe të fuqishme.
Sot në Dhërmi bëra një check up në natyrë! Një rekord i ri u arrit. 145 minuta not të të gjitha stileve. Gati për beteja të reja të fuqishme që na presin, shkruan Berisha.
Ajo që të bën përshtypje, është fakti që edhe pse ka qendruar për më shumë se dy orë e gjysëm në det, Berisha nuk është skuqur pothuajse fare./b.l








