E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Tahirin, vlerësohet marrëveshja Kosovë- Serbi

Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, ku u vlerësua edhe njëherë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për përfaqësimin rajonal.

Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrisë, marrëveshja është konsideruar shumë e rëndësishme, jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian.

Berisha shfrytëzoi rastin për ti uruar zonjës Tahiri, si dhe të gjitha qytetareve të Kosovës, 8 marsin. Ndërkaq Tahiri gjithashtu i përcolli kryeministri Berisha, urimet e përzemërta të nënave e grave të Kosovës, të qeverisë dhe miqve e dashamirësve të shumtë që Kryeministri Berisha ka në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›