8 Marsi, AK: Të merren masa për gratë e ngujuara
Tiranë- Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi me rastin e 8- të Marsit kanë zhvilluar një takim me 10 gra të ngujuara si dhe kanë vizitura gratë e dhunuara në qendrën e trajtimit të grave të dhunuara.
Përfaqësueset e Aleancës Kuq e Zi janë shprehur se siguria e grave të ngujuara është detyrim i shtetit social, dhe sipas tyre ky shtet nuk funksionon.
Sipas AK- së gjakmarrjes duhet ti përkushtohet një vëmendje maksimale dhe sipas tyre në vitin 2012 nuk duhet të egzistojë Kanuni.
Ndërsa gjatë takimit me gratë e dhunuara përfaqësuesit e AK- së u kanë dhuruar atyre Kushtetutën dhe Kodin e Familjes, ku sipas tyre bëhen të qarta të drejtat dhe liritë e grave.
No related posts.