E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: Shqipëria me një plazh vetëm për ato femra me perçe

Siç raporton televizioni Al Arabiya, duke iu referuar një reportazhi të AFP, në Spille të Kavajës, ka një plazh të quajtur plazhi i burkës, ku lahen femrat myslimane. Ai është i vetmi në gjithë bregdetin shqiptar. Sipas AFP, tani pas mbarimit të Ramazanit, plazhi është populluar për shkak se temperaturat janë ende të larta. Plazhi është pak larg dhe duhet të ecësh në këmbë për të mbërritur aty.

Ermir Gjinushi thotë për AFP se duhet të ketë më shumë plazhe vetëm për femra për gratë e devotshme myslimane, të ndarë nga meshkujt. Një nga gratë që lahen aty thotë se Islami nuk e ndalon që femrat të lahen, por duhen mbuluar në mënyrë që të mbrohen nga shikimet e të tjerëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›