E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmija anglez kishte parashikuar të ardhmen që më 1913

Të parashikosh të ardhmen? Ndonjëherë është e mundshme. Këtë gjë e ka bërë një fëmijë vetëm 12 vjeç në Angli gjatë vitit 1913. Edgar Codling, gjatë një detyre klase kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte në vitet 2000.

Ai kishte parashikuar se avionët do të shpërndaheshin njëlloj si makinat dhe me to do të kryheshin udhëtime. Gjithashtu, ai parashikoi që biçikletat, një objekt shumë i rrallë dhe i kushtueshëm në ato vite, do të zotëroheshin nga të gjithë.

Fëmija gjeni 12-vjeçar, në detyrën e tij kishte parashikuar gjithashtu që do të kishte një bum udhëtimesh, si dhe zhvillimin e madh të shtypit të përditshëm. Jo keq për një fëmijë vetëm 12 vjeç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›