E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha shkon me biçikletë në punë: Do bëj 22 kilometra korsi të dedikuara për to

Basha duke ardhur per ne pune me biciklete

Në ditën pa makina, e cila nuk u respektua nga askush, Lulzim Basha bllokoi një pjesë të rrugës për të shkuar me biçikletë në punë. Basha tha se e përdor shpesh biçikletën. Ai premtoi se do ketë 22 kilometër korsi për biçikleta.

Do të dedikojmë korsi biçikletash në të gjithë qytetin, kur ne të kemi përsëri ditën pa makina, ku në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçikletat, tha Basha.

Kurse nënkryetari i tij, Edmond Panariti, u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin biçikletën.

I bëj një apel qytetarëve që të ndjekin këtë shembull dhe ta shndërrojmë këtë ditë, jo thjesht në një ditë simbol, por një mënyrë jetese, e lëvizjeje, për të kontribuar sa të jetë e mundur në mbrojtjen e mjedisit, për një jetë sa më të shëndetshme, dhe në uljen e stresit urban, tha Panariti.

Para disa kohësh, ambasadori holandez në Tiranë tha se të dalësh me biçikletë në rrugët e Tiranës është sikur të bësh vetëvrasje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›