E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Ushtria përfshihet në fushatë, shteti mobilizohet kundër Pezës në Peqin

Kandidati i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza ka denoncuar përfshirjen e ushtrisë në fushatë zgjedhore, duke u angazhuar për të shtruar rrugë në komunën Përparim.

Gazetari Peza shkruan se për më tepër, mjetet e ushtrisë po marrin zhavorr dhe rërë në shtratin e lumit, shumë pranë një ure.

E para, fillimisht Berisha deklaroi që nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushatë.

E dyta, ushtria si pjesë e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Sot nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës.

E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor 31 tetor të çdo viti, shkruan Peza në Facebook./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›