FOTO/ Përmbytjet vdekjeprurëse të Pakistanit, krijohet një liqen masiv 100 km i gjerë

Imazhet satelitore zbulojnë shtrirjen e përmbytjeve rekord të Pakistanit, që tregojnë se si një lumë i tejmbushur e ka kthyer një pjesë të provincës Sindh në një liqen të brendshëm 100 kilometra të gjerë.
Një pjesë e madhe e vendit është tani nën ujë, pasi stuhitë sollën reshjet të dendura shiu, teka nga përmbytjet kanë humbur jetën 1,162 njerëz, janë plagosur 3,554 dhe prekur nga përmbytjet 33 milionë.
Musoni i këtij viti është tashmë më i lagështi i vendit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit, dhe sezoni nuk ka përfunduar ende.
Në të dy provincat Sindh dhe Balochistan, reshjet kanë qenë 500% mbi mesataren, duke përfshirë fshatra të tëra dhe toka bujqësore, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke zhdukur të korrat./ CNN
/rtsh.al/