FOTO/ “Shoferi” që u plagos rëndë në atentatin e Rinasit, agjent i AMP-së

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur në mesditë në Rinas. Viktimë e krimit mbeti Gilmando Dani, ndërsa i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një plumbi të marrë në kokë.
Ndërkohë, mësohet se i plagosuri rëndë, 40-vjeçar, është punonjës në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, në periudhë prove prej një muaji e gjysmë.

“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore”, njofton policia.
LEXO EDHE: DETAJE – U ekzekutua në atentatin mafioz/ Viktima sapo kishte mbëritur nga Barcelona
I plagosuri në vendin e ngjarjes: