E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është “Visi i Garave”? Pronari i makinës ku u vra Gilmando Dani

Atentati që i mori jetën krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit në Rinas, ka ndodhur në makinën e Elvis Kosovës.

Kosova nuk është një emër i panjohur për Policinë, i cili ka edhe lidhje familjare me viktimën.

Kush është Elvis Kosova?

Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.

Ai rezulton i arrestuar një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ia ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thotë se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Ai njihet edhe si “pilot” garash ndërsa ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.

Në vitin 2022 në aksin Laç-Mamurras në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina.

Ndërkohë në korrik të këtij viti, iu vu tritol në garazh.

LEXO EDHE: DETAJE – U ekzekutua në atentatin mafioz/ Viktima sapo kishte mbëritur nga Barcelona

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›