FOTOGALERI/ Protesta e sotme e studentëve përballë Ministrisë së Arsimit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit u shoqërua sërish me tensione, pasi disa të rinj të maskuar shkulën kangjellat metalike përgjatë trotuarit të rrugës së Durrësit dhe qëlluan me gurë në drejtim të godinës së ministrisë.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell përmes fotove pamje nga dita e dytë e protestës ku gjatë tubimit, një pjesë e të rinjve dogjën tabelat e reklamave, si dhe disa kosha mbeturinash.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të larguar protestuesit, ndërkohë që të rinjtë u kundërpërgjigjën duke qëlluar me gurë. FNSH përdori ujin me presion për të larguar të rinjtë, ndërsa shoi flakët e koshave në rrugë.
Situata e sotme vjen një ditë pas protestës së zhvilluar më 13 tetor, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, dëmtime materiale dhe persona të lënduar. /k.s/j.p/
Protesta e 14 tetorit para Ministrisë së Arsimit, foto: Florian Abazaj, Arbi Fortuzi 1 nga 48