E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Pas dhunës policore ndaj studentëve, Rama provokon protestuesit, nxjerr karriget tek shkallët e Kryeministrisë me shënimin: Dialog

Pas dhunës policore ndaj studentëve të cilët prej ditësh dalin në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka zgjedhur të provokojë protestuesi.

karrige ne kryeministri dialog

Në oborrin e kryeministrit janë nxjerrë disa karrige, të ngjashme me ato që zhvillohen mbledhje ne kryeministri dhe sipër tyre është vendosur një shënim, “Dialog”.

Vendosja e karriges me mbishkrimin “Dialog” shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj protestuesve, ndërsa situata politike mbetet e tensionuar.

Ndërkohë kanë qenë disa të rinj, që i kanë kthyer përgjigje, duke vendosur mbi ato karrige shënimin “S’ka dialog, jep dorëheqjen”.

rama dialog

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›