FOTOT- Dëbora jo vetëm problematika, por edhe pamje magjepsëse nga Korça

Moti i keq për shkak të reshjeve intensive të dëborës, shirave dhe erërave të forta, ka sjellë jo vetëm probleme thuajse në të gjithë vendin, por edhe disa momente piKante të bukura, për shkak të bardhësisë që ka mbuluar qytetet.
Një peisazh i bukur ka ardhur nga Korça, ku veli i bardhë i borës ka krijuar pamje spektakolare.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, ku, si në një kartolinë, shihen fëmijë që luajnë me topa bore dhe të rinj e qytetarë që bëjnë foto, teksa flokët e borës bien dhe i japin qytetit pamje mahnitëse.
“Korça sot”, shkruajti Rama.
/rtsh.al/