ARRSH: Borëpastrueset në terren, qarkullimi vazhdon normalisht në juglindje të vendit

Reshjet e dëborës kanë filluar me intensitet mesatar edhe në Qafë Plloçë-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të shtunën se, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi vazhdon normalisht në këto akse.
ARRSH apeln që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
/rtsh.al/