E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTOT- Dëbora mbulon vendin, Peleshi: Strukturat po ndjekin situatat në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar të shtunën në lidhje me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë vendin dhe masat që merren nga autoritet e linjës për të përballuar çdo vështirësi.

Peleshi, nëpërmejt një postimi në platformën Facebook, tha se, “prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore”.

Ai theksoi se, me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë.

Sipas tij, të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre.

Gjithashtu tha ai, ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara.

Peleshi i bëri thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›