FOTOT/ Koreja e Jugut, pasojat e tragjedisë ku humbën jetën më shumë se 150 persona

Koreja e Jugut u trondit, pasi më shumë se 150 persona, shumë prej tyre adoleshentë, vdiqën për shkak se u shtypën nga një turmë e madhe njerëzish që kishte mbushur një rrugicë në kryeqytetin Seul.
Itaewon, një distrikt i njohur për jetën e natës, u bë magnet për mijëra persona që donin të argëtoheshin me rastin e Halloween-it, për shkak edhe të heqjes përfindimtare të kufizimeve, lidhur me Covid-19.