E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Itali, mijëra njerëz përkujtojnë diktatorin fashist, Benito Musolini

Mijëra simpatizantë fashistë të veshur me të zeza, kënduan këngë për Benito Musolinin, 100 vjet pasi ai hyri në Romë, duke përfunduar një “grusht shteti pa gjak”, duke sjellë dy dekada sundimi fashist në Itali.

Turma prej 2,000 deri në 4,000 personash, këndoi himne nga koha e vjetër e Italisë. Turma ishte më e madhe se në të kaluarën. Më 28 tetor 1922, fashistët me këmisha të zeza, hynë në kryeqytetin italian, duke nisur një puç që kulmoi dy ditë më vonë, pasi mbreti i Italisë i dha Musolinit mandatin për të krijuar një qeveri të re.

Turma në Predappio, vendlindja dhe prehja e fundit e Musolinit në rajonin verior të Emilia-Romagna, u trimërua nga fakti se një parti me rrënjë neofashiste po drejton sot qeverinë italiane, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Organizatorët paralajmëruan pjesëmarrësit, të cilët mbërritën nga Roma, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara, që të mos përshëndesin me mënyrat e përdorura nga fashistët, pasi mund të rrezikonin ndjekje penale. 

“Pas 100 vjetësh, ne jemi ende këtu për t’i bërë homazhe njeriut që donte ky shtet”- tha Orsola Mussolini.

Ajo renditi arritjet e stërgjyshit të saj, duke përmendur bumin infrastrukturor që ndërtoi shkolla, spitale dhe ndërtesa publike, rikuperoi kënetat e infektuara nga malaria për qytetet dhe shtrirjen e sistemit të pensioneve dhe për punëtorët joqeveritar. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›