FOTO+VIDEO/ Protestuesi qëllohet me plumb gome në sy nga policia! Disa të rinj u plagosën nga reagimi i dhunshëm i efektivëve
Një incident i rëndë është raportuar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku një protestues dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy nga policia. Ngjarja ka shkaktuar momente paniku në shesh, ndërsa gjaku dhe britmat kanë shoqëruar situatën e tensionuar.
Gjatë protestës janë raportuar edhe raste të tjera lëndimesh të protestuesve. Raportimet për lëndime të protestuesve kanë shtuar shqetësimet mbi sigurinë e personave që marrin pjesë në tubim.


