E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRANCË – 675 persona të arrestuar në protestat kundër Macronit

PARIS, 11 shtator /ATSH-AA/ – Në protestat e mbajtura dje në Francë kundër presidentit Emmanuel Macron, janë arrestuar 675 persona.

Pas rënies së qeverisë së qendrës së djathtë të François Bayrousë, këtë javë, Sebastien Lecornu u emërua kryeministër i ri, ndërsa vendi u bë skenë e protestave kundër politikave të Macronit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 200 mijë persona morën pjesë në protestat e mbajtura në 850 pika në të gjithë vendin.

Gjatë protestave, të organizuara nën sloganin “Blloko gjithçka” u arrestuan 675 persona, prej të cilëve 280 në Paris. Protestat u bënë skenë e ngjarjeve të dhunshme, veçanërisht në kryeqytetin Paris si dhe në Lion dhe Rennes.

Protestuesit hodhën objekte të ndryshme drejt policisë dhe bllokuan rrugët me kosha  plehrash, që u vunë flakën, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të ndërhyrë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›