FRANCË – Në 80-vjetorin e D-Day, Evropa përkujton veteranët e Luftës së Dytë Botërore

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Veteranët u kthyen në Francë këtë javë për të përkujtuar D-Day, 80 vjet pasi ushtritë aleate pushtuan plazhet e Normandisë, e cila shënoi një pikë kthese përfundimtare në Luftën e Dytë Botërore, sipas “New York Times”.
Në ceremoninë e përkujtimit, njerëz nga vende të panumërta bashkohen në grupe. Fëmijët e tyre shkojnë në muze që rikrijojnë terrenin dhe betejën.
Ata festojnë, kërcejnë dhe mblidhen së bashku në plazhet e gjera me rërë, duke menduar se si Evropa u shpëtua nga Hitleri.
Megjithatë, fushata pati një ndikim negativ. Në Normandi, mijëra të vdekur janë kudo, fotografitë e tyre bardh e zi të bashkangjitura në shtyllat prej druri.
Varrezat Amerikane atje mbajnë 9 388 varre.
Kur të përkujtohet 90-vjetori i D-Day në vitin 2034, mund të mos ketë më veteranë të Luftës së Dytë Botërore.
Më pak se 200 veteranë janë ende duke jetuar, me një moshë mesatare 100 vjeç, dhe me kthimin e luftës në Evropë, ‘fantazmat’ që kanë përhumbur kontinentin ndihen më afër.
“Ju e kuptoni se paqja nuk fitohet kurrë për të gjitha kohërat, është një luftë e përjetshme për ta siguruar atë”, tha Patrick Thomines, kryebashkiaku i Colleville-sur-Mer.
“Ne duhet të bashkohemi për të shmangur luftën, por partitë ekstreme po ngrihen dhe përfaqësojnë krejt të kundërtën e asaj që ne po festojmë këtu”, shtoi ai. //a.i./