E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FRANCË – Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë të Nantës

PARIS, 24 prill /ATSH-DPA/ – Një sulm me thikë në një shkollë të mesme private në qytetin perëndimor francez të Nantës, ka lënë të vdekur një nxënës dhe tre të tjerë të plagosur, raportojnë mediet franceze duke cituar burime policore.

“Policia arrestoi autorin”, i cili sipas gazetës “Ouest France” ishte nxënës në shkollë.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Gazeta “Le Parisien” gjithashtu raportoi për incidentin.

Ministrja franceze e Arsimit, Elisabeth Borne konfirmoi sulmin dhe shprehu dhimbjen e saj për viktimat.

“Sulmuesi thuhet se hyri në dy klasa në shkollë dhe sulmoi me thikë katër nxënës”, thanë gazetat./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›