E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRANCË – Parlamenti miraton për herë të parë rezolutën e partisë së Le Pen

PARIS, 30 tetor /ATSH-DPA/- Dhoma e Ulët e parlamentit francez, Asambleja Kombëtare, ka miratuar për herë të parë një rezolutë të propozuar nga partia nacionaliste e krahut të djathtë, “Tubimi Kombëtar”.

Dokumenti jo-detyrues që kërkon ndërprerjen e një marrëveshjeje 10-vjeçare me Algjerinë, u miratua sot me një shumicë të vogël votash: 185 deputetë votuan pro rezolutëa,  184 kundër dhe pesë deputetë abstenuan.

“Kjo është hera e parë që miratohet një propozim për një dokument legjislativ ose një rezolutë e paraqitur nga një deputet i “Tubimit Kombëtar”, sipas zyrës së shtypit të Asamblesë Kombëtare.

Ish-liderja e “Tubimit Kombëtar”, Marine Le Pen, ende një figurë kryesore në parti, shkroi në X se ky ishte një sukses të jashtëzakonshëm.

Përveç nacionalistëve të krahut të djathtë të Le Pen dhe aleatëve të tyre, konservatorët votuan për propozimin.

Deputetët e “Horizons”, të cilët janë partnerë të partisë qendrore të presidentit Emmanuel Macron, votuan gjithashtu për dokumentin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›