FRANCË – Policia vret burrin që tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge

PARIS, 17 maj /ATSH-DPA/ – Policia në qytetin verior të Francës, Rouen, qëlloi për vdekje një burrë që sipas tyre kishte tentuar t’i vinte zjarrin sinagogës lokale.
Duke shkruar në platformën e mediave sociale X, ministri i Brendshëm Gérald Darmanin përgëzoi punonjësit e policisë për guximin dhe reagimin e tyre.
Sipas transmetuesit ”Franceinfo”, policia është thirrur herët në mëngjes për shkak se nga sinagoga dilte tym.
Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, u gjendën përballë një burri të armatosur me thikë dhe shufër hekuri.
Më pas një nga oficerët e policisë hapi zjarr ndaj agresorit./ /os/