MOSKË – Putin: Drafti i Stambollit mund të jetë baza për negociatat e reja Moskë-Kiev

MOSKË, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Drafti i marrëveshjes midis Rusisë dhe Ukrainës, i arritur në bisedimet e Stambollit në mars 2022, mund të jetë baza për negociatat e reja midis Moskës dhe Kievit, deklaroi presidenti Vladimir Putin.
Duke folur me gazetarët rusë në qytetin kinez të Harbinit, Putin kujtoi draftin për të cilin Kievi dhe Moska filluan të diskutojnë në një takim në Stamboll, në mars 2022.
”Për të lehtësuar bisedimet, Rusia kishte rënë dakord të tërhiqte trupat e saj nga rajoni i Kievit, por menjëherë pas kësaj ukrainasit u tërhoqën nga procesi i negociatave”, deklaroi Putin.
Disa muaj më parë, kryenegociatori ukrainas në Stamboll, David Arakhamia, tha se ”Kievi kishte vendosur të braktiste negociatat për rajone të ndryshme, përfshirë presionin e kryeministrit të atëhershëm britanik, Boris Johnson”.
“Ne u mashtruam dhe tani duhet të kuptojmë se sa dhe kujt mund t’i besojmë dhe ne po analizojmë gjithçka që ndodh në këtë drejtim”, theksoi Putin.
Drafti i Stambollit parashikonte zhvillimin e mekanizmave për sigurinë e Ukrainës me garanci të ofruara nga disa vende, ndërsa spekulohej se ”negociatat për të ardhmen e Krimesë dhe Donbasit mund të zgjasin deri në 15 vjet”./ /os/