E Premte, 6 Nëntor 2026

SLLOVAKI – Kryeministri Fico operohet sërish

BRATISLAVË, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri sllovak, Robert Fico i është nënshtruar një operacioni të ri mëngjesin e sotëm, deklaroi ministri i Mbrojtes, Robert Kalinak.

”Operacioni zgjati dy orë e gjysmë”, shtoi ai për median, përballë spitalit në Banska Bistrica.

Drejtoresha e spitalit, Miriam Lapunikova, në krah të tij, saktësoi se ”mëngjesin e sotëm kryeministri iu nënshtrua një kontrolli”.

”Në vijim të vizitës dhe analizave, u hoqën indet nekrotike, të mbetura pas plagës më të rëndë”, shtoi ajo.

Më 15 maj, kryeministri sllovak, Robert Fico u plagos pas disa të shtënave.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›