E Diel, 1 Nëntor 2026

FRANCË – Shitja e biletave prej letre të metrosë së Parisit ndërpritet pas 125 vitesh

PARIS, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Shitja e biletave tradicionale prej letre të Metrosë së Parisit është ndërprerë, sipas operatorit të transportit të Parisit RATP.

Ndryshimi është pjesë e një tranzicioni 1-vjeçar drejt biletave elektronike dhe skemave të reja, duke përfshirë edhe kartat e udhëtimit.

Shitja e biletave prej letre përfundoi zyrtarisht dje, hapi i fundit në një ulje graduale të pikave të shitjes për kartat e disponueshme.

Dy vjet më parë, “Carnet de 10”, një grumbull prej 10 biletash të vetme që mund të bliheshin me një çmim të reduktuar, veçanërisht popullor për turistët, u shfuqizua.

Qytetarët që kanë ende bileta prej letre të papërdorura mund të vazhdojnë t’i përdorin ato deri vitin tjetër. Biletat letre mund të shkëmbehen edhe pas kësaj.

RATP tha se ndërprerja e biletave prej letre, që u njoftua kur linja e parë e Metrosë së Parisit u hap 125 vjet më parë, synon të zvogëlojë ndikimin mjedisor duke hequr dorë nga prodhimi dhe riciklimi i biletave prej letre.

Ai gjithashtu synon të përmirësojë trafikun e pasagjerëve, të përmirësojë përvojën e pasagjerëve dhe të lehtësojë aksesin në transportin publik për çdo lloj pasagjeri.

Në fillim të tranzicionit per heqjen e biletave prej letre, RATP vlerësoi se më shumë se 500 milionë bileta shiten çdo vit – duke përfunduar në plehra ose në rrugë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›