FRD: Nuk bëjmë koalicion as me Berishën, as me Ramën
Fryma e Re Demokratike reagoi përmes një deklarate të shkurtër në lidhje me deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, se është i hapur për aleancë me FRD dhe Aleancën KuqeZi.
Fryma e Re Demokratike deklaron se, si një forcë e re politike do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtmit të të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane, thuhet në deklaratën e FRD.
Për këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama, vijon deklarata.
Sipas FRD, është e qartë për cilindo se praktikisht ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin Elektoral, duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike.
