E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët që vrasin njerëz

Shpejtësia dhe humbja e përqendrimit nga drejtuesit e mjeteve nuk janë shkaqet e vetme te aksidenteve rrugore, te cilat çdo dite po shënojnë viktima. Ish-drejtori i Qarkullimit Rrugor dhe tashme një nga ekspertet me te njohur ne vend, Berti Koxha, thotë per Vizion Plus se shkaku kryesor i tyre vjen nga infrastruktura e dobët rrugore, si dhe mungesa e sinjalistikes ne akset kryesore te vendit. Koxha fajëson policinë, e cila nuk po menaxhon dot situatën. Vetëm gjate ditëve te fundit, 10 persona kane humbur jetën ndërsa mbi 20 te tjerë janë plagosur ne aksidente dhe ne te gjitha rastet nga policia është përcaktuar si shkak ecja me shpejtësi jashtë normave te lejuara. Por situata mund te behet me alarmante ne muajin gusht, ku siç ndodh çdo vit, ardhja e emigranteve dhe e pushuesve kosovarë shton fluksin e lëvizjes ne te gjitha akset nacionale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›