FRD, Oketa: LGBT? Nuk e kemi cështje prioritare
TIRANË-Fryma e Re Demokratike bëri të ditur sot gjatë një tryeze per ceshtjet sociale se ky subjekt politik nuk ka asnjë fobi ndaj komunitetit LGBT, por shton se kjo cështje nuk është prioritare për momentin.
Ka qenë Xheni Karaj që pyeti FRD për LGBT.
“Kam një pyetje shumë konkrete dhe të shkurtër. Gjatë këtyre viteve, kemi vënë re një frikë shumë të madhe të partive politike për të folur për të
drejtat e komunitetit LGBT. Ajo që do të doja të dija nga ju zoti Oketa është kjo: a do të trajtohet dhe nga partia juaj me frikë, mbi bazën e
ndonjë hierarkie në lidhje me të drejtat e komuniteteve të tjera, apo do ta konsideroni dhe komunitetin LGBT një grup interesi i cili do të përfshihet në programin tuaj politik?”
Përgjigja erdhi nga Gazmend Oketa theksoi se FRD ka mbledhur këtë tryezë për të prezantuar një program politik. Jemi këtu për të prezantuar një program politik dhe ndoshta disa pika mund të hiqen dhe qëllimisht që ti lemë hapësirë diskutimeve. Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë. Se pari duhet t’ju siguroj ju dhe të gjithë të pranishmëve që nuk kemi asnjë lloj fobie per ta trajtuar këtë cështje, sic po me të njëjtin sinqeritet, mund t’ju them se nuk është një çështje prioritare për momentin”.
Më tej Oketa shtoi se “kjo është një situatë tepër e rënduar ku familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës, por ju siguroj se nuk kemi asnjë fobi për ta diskutuar këtë çështje. Do të mirëprisnim sugjerime, propozime dhe diskutime, por nuk mund të them që nuk është prioritet i politikës sonë apo i programit tonë për momentin, por juve do t'ju lutesha të na përcillnit sugjerimet tuaja në Kuvendin e ri ku ne do të kemi përfaqësuesit tanë për të diskutuar qoftë për prioritetet e partisë sonë, apo qoftë për prioritete të tjera për çështje të tilla”.
Kërkesa e LGBT është pjesë e lobimit politik që po bëjnë Aleanca e këtij komuniteti dhe ‘Pro LGBT’ në kuadër të projektit Mendo Politikisht të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FRD prezanton në Tiranë programin për punësimin e çështjet sociale