E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet me drogë në makinë, pranga 49-vjeçares greke

Gazeta Shqip

kakavijeNjë shtetase greke është prangosur në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e saj me targë TKZ 5848 policia ka gjetur disa kg lëndë kanabis sativa të fshehura në brendësi të derës.

Burimet policore pohojnë se 49-vjeçarja, Dhimitra Tulika, është shoqëruar drejt Drejtorisë së Policisë së Gjirokastër ku po merret në pyetje nga oficerët e Sektorit Kundër Trafikut të Lëndëve Narkotike.

Ende policia nuk bën të ditur sasinë e lëndës së drogës së sekuestruar, ndërkohë që mësohet se shtetësja greke udhëtonte nga Saranda drejt Larisës.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Kakavijë, kapet me drogë në makinë, pranga 49-vjeçares greke burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›