Muxhahedinët: Nuk e kemi refuzuar ofertën për tu transferuar në Shqipëri
TIRANE - Grupi i muxhahedinëve iraniane mohon raportimet e mëparshme në media se ata kanë refuzuar ofertën e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për tu transferuar në Shqipëri. Përgënjeshtrimi është bërë nga Shahin Gobadi, zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ku përfshihet edhe grupi opozitar Muxhahedinet e Popullit të Iranit. Duke folur për gazetën “Khaleej Times”, e përditshmja në gjuhën angleze që publikohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gobadi ka mohuar që muxhahedinët nuk duan të vijnë në Shqipëri.
Madje sipas tij, grupi ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për refugjatët që mund të vendosen në Shqipëri. “Deri tani asnjë person nuk është dërguar në Shqipëri dhe nuk ka asnjë datë për transferimin e tyre”- ka thënë ai.
Deklarata e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri, i cili u shpreh i zhgënjyer që muxhahedinët iranianë të kampit “Liria” në Irak, nuk po zhvendosen. Sipas tij, shumë vende kanë refuzuar strehimin e tyre.
“Ne arritëm edhe një marrëveshje me shqiptarët për të marrë 250 persona, por më pas njerëzit në kamp refuzuan të shkojnë në Shqipëri”-tha Kerri para ligjvënësve amerikanë.
Në mars të këtij viti, qeveria shqiptare deklaroi se i ofronte strehim 210 muxhahedinëve që ndodhen në kampin “Liria” në Irak, pas vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Barbara Leaf.
Por grupi opozitar iranian, sipas disa mediave, e refuzoi ofertën e Shqipërisë për strehim, duke mos pranuar azilin për vetëm 210 prej tyre. Muxhahedinët e Popullit të Iranit u themelua në vitet 1960 për të kundërshtuar shahun e Iranit pas revolucionit islamik të vitit 1979 që e rrëzoi atë nga pushteti. Të shpallur tradhëtarë të Atdheut, shumë prej tyre u strehuan në Irak dhe luftuan përkrah Sadam Husein në luftën e viteve 80 mes Irakut dhe Iranit. Vetëm në vitin 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, që kundërshton regjimin e presidentit Ahmadinexhad.
(er.nu/news24/BalkanWeb)