E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD: Presioni i pushtetit heq posterat e kandidatit të FRD në Shkodër‏

SHKODER- Dega e FRD në Shkodër ka denoncuar sot heqjen e posterit të kandidatit të saj Nurja në Shkodër, nga ambientet e një biznesi. Sipas FRD-së heqja e posterit ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm që i është bërë këtij biznesi.

“Pas heqjes së posterit kryesor të kandidatit të FRD z.Nurja nga hyrja e qytetit brenda ditës dhe spostimit të tij në fasadën e pallatit në
sheshin e teatrit Migjeni, dje drejtoria e tatimeve të qarkut Shkodër dërgoi inspektoratin hetimor tatimor “për kontroll” kompanisë që kishte
dhënë lejë brenda kodit qytetar për kandidatin nurja.Por nuk mbarojnë këtu, pas ditës së djeshme, telefonantat dhe presionet nuk kanë rreshtur dhe kompania në mirkuptim ka kërkuar kandidatit të FRD të heqë posterin pasi e kanë të pamundur të përballojnë presionet nga institucioneve shtetërore Sot pas presionit të bërë dhe me kërkesë të kompanisë si dhe nën vëzhgimin e drejtuesve të OSBE/ODIHR z.Sten Gurrik dhe z.Laurenc Liser u hoq posteri i kandidatit Nurja, për të rrugëtuar kushedi se ku natyrisht, aty ku presioni i pushtetit nuk arrin”, sqaron FRD.

“FRD dega Shkodër denoncon me forcë këtë sjellje të paprecedent për pengimin e materialeve elektorale për FRD, sjellje kjo që i bashkëngjitet censurës së TV lokale për FRD. FRD kërkon mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës, të cilët dinë të sillen me votën e tyre në raste të tilla”, përfundon deklarata.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›