E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Në Përmet e Këlcyrë, 5 herë më shumë investime seç ka bërë PS në 8 vjet

KËLCYRË- Gjatë një takimi me banorët në Këlcyrë dhe Përmet, kandidatin e PD-së në Qarkun e Gjirokastrës tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e premtimeve boshe të kandidatëve të majtë. 
“Kundërshtarët tanë po çirren e po grihen nëpër ekrane dhe po premtojnë. Gjëja që bëjnë më shumë është të nxijnë atë që kemi bërë ne, pse? Sepse u është nxirë zemra, sepse s`kanë qenë të zotët kurrë të bëjnë atë që ne kemi bërë në 8 vjet. Sepse u është nxirë zemre, se kanë tentuar 4 herë në 8 vjet të fitojnë dhe s`kanë arritur të fitojnë kurrë. Shihni ça bëjnë kandidatët e partive të majta. Shkojnë lart e poshtë nëpër Përmet dhe mburren, mburren jo me burrni politike, jo me zgjuarsi politike, por mburren me xhepin e tyre: Sa doni që të na jepni votën? Sa tollona doni që të na jepni votat e këtij fshati. Prandaj kanë ardhur këtu, duke menduar që përmetarëve ju blihet vota, që këlcyrasve ju blihet vota. Nuk e kemi atë turp dhe nuk e meritojmë atë turp që të mendojmë që Përmetit, Këlcyrës, Ballabanit, Suhës i blihet vota, jo! Këta janë qytetarë që e japin votën për interesat kryesor të zonës”, - tha Genc Ruli.

Gjatë bisedës me banorët e Këlcyrës, kandidati Ruli tha se kundërshtarët politikë nuk premtojnë asgjë dhe mbi të gjitha është historiku i së majtës që tregon se ata nuk kanë respekt për votuesit. “Neve njerëzit i shohim në sy. Na dhatë besimin në 2005, bëmë në këtë zonë, në Përmet dhe Këlcyrë dhe kudo 5 herë më shumë investime seç kishin bërë ata në 8 vjet. Deputetët e tyre mburreshin që e kishin bastion: “Ne varim xhaketën dhe budallenjtë votojnë për ne”.

Genc Ruli tha se qytetarët para se të votojnë duhet të kujtojnë të shkuarën e Edi Ramës, shembullin e keq të sjelljes së tij me kryeqytetasit. Sipas Rulit, janë qytetarët prova më e mirë që tregojnë paaftësinë e Edi Ramës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›