E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD, kërkesë në gjykatë për zyrtarizimin e partisë

Share

Fryma e Re Demokratike, e njohur se partia e Topit, ka dorëzuar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës, kërkesën për regjistrimin, që do ta zyrtarizonte atë si parti.

Sot, Fryma e Re Demokratike depozitoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj si person juridik.

Dokumentacioni përmban Kërkesën, Programin minimal dhe Statutin e Partisë, të miratuara nga Grupi Nismëtar i themelimit të Fryma e Re Demokratike.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës FRD shprehet se themelohet me vullnetin e lirë të 11.432 (njëmbëdhjetëmijë e katërqind e tridhjetë e dy) shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, mbi bazën e bindjeve, ideve dhe interesave të përbashkëta, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Në preambulën e Programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanceve të barabarta për të gjithë. FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, është parti e mendimit dhe veprimit progresiv. Ajo synon të përçojë këtë frymë jetëdhënëse për fatet e demokracisë në jetën e përditëshme dhe në institucionet e vendit. Fryma e Re Demokratike është parti e shpresës së të gjithë shqiptarëve.

Në Statut FRD sanksionon parimet themelore mbi të cilat do të organizohet dhe do të funksionojë. Një anëtar një votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe dhe mandatet e kufizuara të drejtuesve partiakë në qendër e në bazë janë parimet të cilat FRD jo vetëm i sankisonon, por shpreh njëherësh vullnetin ti zbatojë në praktikë, thuhet në kërkesën e FRD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›